Dokle: Në kuvend plasi “lufta” për Ligjin e Luftës me Greqinë

Shqipëria

Dokle: Në kuvend plasi “lufta” për Ligjin e Luftës me Greqinë

Më: 4 nëntor 2016 Në ora: 14:15
Namik Dokle

Në lidhje me replikat e djeshme mes kryeministrit Rama dhe kreut të PBDNJ-së, Vangjel Dule, reagoi edhe deputeti socialist Namik Dokle.

Dokle shpjegon se si është vendosur ligji i Luftës me Greqinë dhe a është aktiv edhe sot.

Dje në Kuvend plasi një “luftë” replikash lidhur me të ashtuquajturin Ligj i luftës që Greqia e mban akoma në këmbë!!!

Në fakt, ky farë “ligji” është absurditeti më i madh në marrëdhëniet ndërkombëtare! Ku e ka burimin ky absurditet qëllimkeq?

Në bazë të një dekreti ( Nr.194, date 09.06.1940) të Viktor Emanuelit të tretë, shtetet e pushtuara nga Italia fashiste ishin të detyruara të hynin automatikisht në luftë me cilindo shtet, me të cilin Italia do të ishte në konflikt të armatosur. Mbi këtë bazë, Qeveria e Tiranës shpalli luftë:

– 10 qershor 1940: Anglisë dhe Francës.

– 28 tetor 1940: Greqisë.

– 6 prill 1941: Jugosllavisë.

– 22 qershor 1941: Bashkimit Sovjetik.

– 7 dhjetor 1941: SH.B.A-së.

Nga të gjitha këto gjashtë shtete, vetëm Greqia mban ende Ligjin e Luftës me Shqipërinë.

PSE?! PSE?! NJËMIJË HERË PSE?!!!!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat