OSHEE kallëzon 11 firma private, shkaktuar 40 defekte në Tiranë

Shqipëria

OSHEE kallëzon 11 firma private, shkaktuar 40 defekte në Tiranë

Më: 5 nëntor 2016 Në ora: 12:34
Ilustrim

OSHEE ka bërë kallëzime ndaj 10 firmave private të cilat kanë shkaktuar mbi 40 defekte në Tiranë. Kjo ka sjellë jo vetëm kosto financiare për kompaninë, por edhe mungesë të energjisë për abonentët.

OSHEE i është drejtuar institucioneve përkatëse me denoncime në 9 raste vetëm gjatë kaq kohësh për kompani private, të cilët gjatë kryerjes së punimeve publike apo private kanë dëmtuar rrjetin elektrik duke sjellë për pasoje lënien pa energji me orë të gjata të abonentëve. 

“Në tre ditët e fundit, janë konstatuar dëmtime të rrjetit elektrik të OSHEE nga firma private, duke lënë prej 4 orësh pa drita banorët e zonave si Selitë, Rruga e Kavajës, apo Siri Kodra. Problem serioz shfaen me firmat private të kontraktuara nga ujësjellësi, ku në 10 raste, është regjistruar dëmtim rrjetit elektrik tensioni i mesëm”, thuhet në njoftimin e OSHEE-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat