Përmbytje në Gjirokastër, paralizohet trafiku

Shqipëria

Përmbytje në Gjirokastër, paralizohet trafiku

Më: 7 nëntor 2016 Në ora: 10:40
Foto

Reshjet kanë sjellë përmbytje të mëdha në qytetin e Gjirokastrës, ku uji ka dalë në rrugët kryesore të qytetit dhe ka bllokuar trafikun.

Trafiku është paralizuar komplet në rrugën nacionale Gjirokastër-Kakavijë, ku uji ka mbuluar të gjithë aksin rrugor. Mediat njoftojnë se disa automjete janë përmbytur nga uji, që është në një lartësi prej 1 metër.

Ministria e Punëve të Brendshme urdhëroi mbrëmë ngritjen e Shtabeve të Emergjencave në të gjithë vendin. Duke iu referuar buletineve të instituteve të specializuara meteorologjikë, ministria e Brendshme informon se përkeqësimi i motit mund të shoqërohet fillimisht me reshje me intensitet mesatar, që do të vijnë duke u shtuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat