Moti i keq prish linjat elektrike në mbarë vendin, OSHEE nxjerr në terren 1500 punonjës

Shqipëria

Moti i keq prish linjat elektrike në mbarë vendin, OSHEE nxjerr në terren 1500 punonjës

Më: 7 nëntor 2016 Në ora: 13:05
Punonjësit e OSHEE në terren

OSHEE ka njoftuar se gjatë natës u konstatuan defekte të shumta në rrjetin elektrik në mbarë vendin për shkak të motit të keq, por gjatë orëve të paradites së sotme u riparuan më shumë se 65% e tyre. OSHEE po e ndjek me vëmendje situatën e krijuar në rrjet dhe ka shpërndarë 1500 punonjës të drejtorive rajonale në të gjitha qarqet për të rikthyer energjinë në zonat e prekura nga moti i keq.

Nga informacioni i përcjellë në shtabin qendror të OSHEE, prej dispeçerëve rajonale të kompanisë, bëjmë me dije se fidrat që furnizojnë spitalet, objektet e pushtetit qendror, vendor dhe konsumatorë të rëndësisë së veçantë janë të gjithë në punë.

Gjithashtu, në punë janë dhe të gjithë fiderat që furnizojnë me energji elektrike Hidrovoret si dhe të gjitha linjat 35 kV dhe N/Stacionet janë në skeme normale furnizimi me energji elektrike.

Aktualisht janë riparuar në pjesën dërrmuese të tyre, defektet në rajonin e Burrelit , Vlorës  dhe Kukësit.

Gjatë natës ka pësuar avari linja 110kv L110-28 Fushë – Arrëz – Kalimash, por rreth orës 09:42 është riparuar avaria në këtë linjë dhe kanë marrë energji të gjitha zonat e prekura nga ky defekt

Rajonet më të prekura nga defektet janë:

Rajoni Tiranë: Shënmeri , Mullet si dhe pjesërisht Zall Bastar, Ibë

Rajoni Durrës: Likesaj, Romanat/Shijak; Karpen/Kavaje

Rajoni Elbasan: Lemnushë/Gramsh

Rajoni Berat: Potom,/Skrapar; Sulzotaj, Shenepremte/Lushnje

Rajoni Fier: Mbrostar, Seman, Topojë, Ndërmenas

Rajoni Gjirokastër: Lazarat, Dropull /Gjirokastër; Buz, Dragot/Tepelenë

Rajoni Vlorë: Amonicë, Gorisht, Kallarat, Bolenë

Rajoni Kukës: Shishtavec, Zapod, Topojan, dhe pjesërisht Ujmisht, Qytet Kukës (Lagja 7) /Kukës; pjesërisht Pac, Llugaj, Qytet Fierzë, Lekbibaj

Rajoni Shkodër: pjesërisht Zagore,/Koplik; Kashnjet si dhe pjesërisht Gjadër/Lezhë; Arrës Miliska, Rrapë/Pukë; Bërdicë, Rrethina, Guri i Zi, Dajç,

Bushat si dhe pjesërisht Vau i Dejës/Shkodër

Grupet e punës janë në terren dhe po punojnë për rikthimin sa më shpejt të energjisë tek të gjithë abonentët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat