Përmbytje të shumta, bllokohet autostrada Tiranë-Durrës

Shqipëria

Përmbytje të shumta, bllokohet autostrada Tiranë-Durrës

Më: 8 nëntor 2016 Në ora: 09:05
Pamje nga sutostrada Tiranë-Durrës

Autostrada Tiranë-Durrës është bllokuar dhe asnjë makinë nuk mund të lëvizë, kjo për shkak të reshjeve të shumta të shiut.

“Si pasojë e reshjeve të dendura të shiut është bllokuar autostrada Tiranë-Durrës, ku ka prezence të madhe uji nga Brunes deri te mbikalimi Kashar”, bëjnë të ditur burime zyrtare të policisë.

Drejtuesit e mjeteve që qarkullojnë për në jug të Shqipërisë të shfrytëzojnë rrugën e vjetër nga Ndroqi.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat