Reshjet, Emergjencat Civile: Këto janë zonat problematike në Shqipëri, minimizoni lëvizjet - Bota Sot
Reshjet, Emergjencat Civile: Këto janë zonat problematike në Shqipëri, minimizoni lëvizjet

Shqipëria

E martë, 23 tetor 2018

Reshjet, Emergjencat Civile: Këto janë zonat problematike në Shqipëri, minimizoni lëvizjet

Më: 8 nëntor 2016 Në ora: 10:11
Reshjet

Pas situatës së krijuar për shkak të reshjeve, me urdhër të ministrit të Punëve të Brendshme pranë çdo Prefekture janë mbledhur Shtabet e Emergjencave.

Zonat më problematike për momentin janë:

Autostrada Tiranë-Durrës në segmentin kthesa e Kasharit – Vorë, është e bllokuar nga vërshimi i ujërave. Aktualisht niveli i ujit në kthesën e Kasharit është 50 centimetra. Policia Rrugore ka ndërhyrë duke evakuuar disa qytetarë të cilët kishin mbetur të bllokuar në makina. Ndërkohë disa banesa në kthesën e Kasharit rrezikohen të përmbyten.

Aktualisht qarkullimi i automjeteve në drejtim të Durrësit bëhet vetëm nga rruga e vjetër e Ndroqit.

Situatë problematike ndërkohë paraqitet edhe në aksin Lezhë – Shkodër, te Harku i Bërdicës, ku për shkak të vërshimit të ujërave të lumit Drin qarkullimi kryhet me vështirësi në drejtim të Velipojës.

Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile u kërkon të gjithë qytetarëve të minimizojnë qarkullimin me automjete për shkak të situatës së krijuar.

Gjithashtu, këshillohet që fëmijët të mos lëvizin të pashoqëruar nga të rriturit. Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile u bën thirrje qytetarëve të qëndrojnë larg lumenjve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test