OSHEE: Disa kabina të përmbytura, stakuam energjinë

Shqipëria

OSHEE: Disa kabina të përmbytura, stakuam energjinë

Më: 8 nëntor 2016 Në ora: 11:56
Foto arkiv

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka njoftuar se për shkak të motit të keq gjatë natës, i rënduar gjatë orëve të mëngjesit, janë përmbytur disa kabina dhe për pasojë është e detyruar të stakojë energjinë deri në uljen e nivelit të ujit.

Sipas OSHEE-së, përmbytje ka edhe në TEC-in e Kombinatit, ndërsa janë dëmtuar dy fidrat 25 dhe 26 nënstacioni Selitë.

Për pasoje zonat pa drita në Tirane janë:

Rruga “Tish Daia”, “Eleonora”, pranë Kopshtit Botanik, Kodra Diellit, zona pranë ish- Drejtorisë se Ujërave (Selitë), zona pranë ish-SMT, zona pranë shkollës “Bajram Curri”, zonat “Rruga Bardhyl”, Porcelani, ish-Kinostudio, zona e Kombinatit, “Rruga e Qelqit”, Yzberisht, etj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat