Berisha: Shqiptarët gjejnë tek Trumpi aleatin kryesor, larg deklaratave që tregojnë dezekuilibrim mendor të Ramës

Shqipëria

Berisha: Shqiptarët gjejnë tek Trumpi aleatin kryesor, larg deklaratave që tregojnë dezekuilibrim mendor të Ramës

Më: 9 nëntor 2016 Në ora: 12:51
Sali Berisha dhe Edi Rama

Ish- kryeministri Sali Berisha në një shkrim për Presidentin e ri të SHBA-ve Donald Trump shprehet se Shqipëria do të gjejë tek ai një mik dhe aleat kryesor.

Ai thumbon edhe Edi Ramën për deklaratat e tij mbi Trumpin duke e cilësuar si person me dezekuilibër mendor.

“Donald Trump zgjidhet presidenti i 45-te i SHBA!

Partia Republikane fiton shumicen ne kongresin e SHBA!

Te dashur miq, ne nje fitore historike dhe te jashtezakonshme, Donald Trump u zgjodh president i 45-te i SHBA. Fitorja e tij eshte historike, pasi per here te pare zgjidhet president i SHBA nje personalitet, i cili nisi karrieren e tij politike me garen e suksesshme per ne Shtepine e Bardhe. Ne kete kontekst kjo fitore shenon nje fillim vertet te ri per vendin e madh te lirise!

Fitorja e Trump ishte e jashtezakonshme si per permasat e saj por edhe per faktin se ajo erdhi si tejkalim ne teresi i te gjitha parashikimeve, te cilat zgjedhesit amerikane, me vullnetin e tyre te lire arkivuan si te pa vlera.

Shqiperia dhe shqiptaret kane ne SHBA, mikun dhe aletatin e tyre me kreyesor. Me kete rast shpreh bindjen se marredheniet strategjike miqesore te shkelqyera midis Shqiperise dhe SHBA do njohin horizonte te reja dhe nuk do ndikohen nga deklarata si ato te kreut te ekzekutivit shqiptar qe shprehin thjesht dezekujlibrin e tij mendor. Prandaj dhe le t'i percjellim ne te dashur miq, Presidentit te sapo zgjedhur urimet me te mira per sukseset me te medha ne udheheqjen e SHBA, por dhe botes se lire, ne paqe, siguri dhe prosperitet!”, shkruan Berisha.

Ndërsa për kreun e PD-së, Luzlim Basha i përcjell Presidentit të zgjedhur Donald Trump urimet më të përzemërta për zgjedhjen e tij si Presidenti i ardhshëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës!

“Jam i lumtur për këtë mesazh të çmuar demokracie që Shtetet e Bashkuara dhe populli amerikan i dhanë sot mbarë botës dhe shqiptarëve se vullneti i qytetarëve, vota e qytetarëve është ajo që vendos në demokraci, se fatin e njerëzve, fatin e qytetarëve në demokraci e përcaktojnë vetë qytetarët.

Në këto ditë të errëta për demokracinë shqiptare ky është një mesazh kuptimplotë që jam i bindur se do të frymëzojë edhe këtu në Shqipëri një bashkim të qytetarëve me besim te demokracia, te vota e lirë e cila nuk mund dhe nuk do të mposhtet nga asnjë makinacion dhe nga asnjë aleancë kundër interesit qytetar. Urimet më të përzemërta Presidentit të zgjedhur Donald Trump. Zgjedhja e tij do të shërbejë për forcimin e mëtejshëm të aleancës mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, dhe do të shërbejë patjetër për rimëkëmbjen dhe forcimin e demokracisë shqiptare”, shkruan Basha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat