OSHEE: Shtabi Qëndror vazhdon me planin e gadishmërisë në të gjithë vendin

Shqipëria

OSHEE: Shtabi Qëndror vazhdon me planin e gadishmërisë në të gjithë vendin

Më: 9 nëntor 2016 Në ora: 20:13
Ilustrim

OSHEE  deklaroi sot se Shtabi Qëndror vazhdon me planin e gadishmerise, per të garantuar furnizim të pandërprerë me energji elektrike të konsumatorëve në të gjithë vendin.

Në një deklaratë për mediat, OSHEE bën të ditur se “Në gjithë territorin, sipas Drejtorive Rajonale, funksionojne  grupet e gadishmërisë të OSHEE sh.a për ndjekjen e regjimit të punës së rrjetit shpërndarës, lokalizimin e difekteve dhe marrjen e masave per likuidimin e avarive ne rrjetin shperndares TL/TM/TU që furnizojnë spitalet, hidrovoret, objektet e rëndësisë së veçantë administrative, etj, të gjithë konsumatorët, deri tek konsumatori më i fundit”.

Po ashtu, OSHEE sqaron se “Në sajë të ndërhyrjeve në terren është bërë e mundur që të ulet në 25 numri i fiderave të stakuar në të gjithë vendin. Difektet në fidra janë riparuar dhe kthyer në gatishmëri në masën 88%, ndërsa është ulur me 70% edhe numri i abonentëve pa energji. Të gjithë linjat që furnizojnë hidrovoret janë në gadishmëri të plotë, duke i furnizuar 24 orë me energji elektrike. Linjat 35 kV dhe Nënstacionet janë në skemë normale furnizimi me energji elektrike. Janë riparuar plotësisht defektet në rajonin e Fierit, gjithashtu janë riparuar pothuajse plotësisht defektet në rajonin e Korçës”. “Është rikthyer energjia në një pjesë të Tiranës ku ka patur problem gjatë ditës si, në zonën e Komunës së Parisit dhe Kopshtit Botanik. Gjithashtu, është rikthyer energjia në Gramsh, pjesërisht në Cerrujë; në qytetin e Kuçovës; zonën e Leskovikut, lagjet 1 Maji dhe 11 Janari në Fier; zona Hajmel në Shkodër dhe zona Shupenzë në Burrel”, thuhet në deklaratën e OSHEE. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat