Babai i dënuar me 10 vjet për përdhunim! Vajzës i ra të fikët në klasë pasi u abuzua në rrugë

Shqipëria

Babai i dënuar me 10 vjet për përdhunim! Vajzës i ra të fikët në klasë pasi u abuzua në rrugë

Më: 9 nëntor 2016 Në ora: 21:26
Fatos Gurakuqi

Një nxënëse e shkollës “Hoteleri-Turizëm” në Tiranë është abuzuar seksualisht në rrugë nga babai i saj dhe ditën kur Fatos Gurakuqi ka kryer marrëdhënie me të bijën, kjo e fundit ka pësuar humbjen e ndjenjave, teksa ndiqte procesin mësimor.

F.G, ka treguar se në dy raste ka kryer marrëdhënie seksuale në ambientet e shtëpisë dhe në disa raste jashtë saj, në rrugë, ku babai i dilte përpara dhe e fuste në vende të fshehta. Për këtë ajo nuk kishte kallëzuar më parë, duke pasur frikë nga babai i saj dhe për këtë arsye nuk i ka treguar as mamasë së saj.

Vajza në prani të një psikologeje ka treguar se është abuzuar nga babai i saj që prej muajit nëntor 2014, por në gjykatë është shprehur se ajo kishte kryer marrëdhënie me një person tjetër, pa qenë në gjendje të tregojë emrin e tij. Edhe në datën 17 nëntor 2015, pra një ditë më parë, kur ajo rreth ores 18:30 ishte duke shkuar në shtëpi e ka pritur në rrugë babai i saj, i cili para se të shkonte në shtëpi e ka futur në një vend të fshehtë dhe ka kryer marrëdhënie seksuale.   

Pas kësaj ngjarje, nxënësja ka pësuar humbjen e ndjenjave në ambientet e klasës. Fillimisht dëshmia e saj është dëgjuar nga mësuesja e saj kujdestare J. S. dhe më pas nga nëndrejtoresha e shkollës E.N.Për këtë ngjarje në 31 tetor 2016 gjykata e Tiranës, dënoi me 10 vite burg Fatos Gurakuqin, pas një sërë provash të administruara në dosje. Gjithçka është zbuluar në 17 nëntor 2015, në ambientet e shkollës pasi, F. ishte përmendur pas një humbje ndjenjash që kishte patur po atë ditë në klasë. Kur mësueset i kanë thënë se, në shkollë po vinin mjekë për ta vizituar dhe se, ndërkohë ishte njoftuar edhe babai i saj, F. kishte filluar të dridhej dhe të ndihej shumë e frikësuar, duke iu lutur mësueseve të mos lejonin babain ta kontaktonte në atë gjendje. 

 Nisur nga kjo gjendje e F. mësueset kanë insistuar derisa, F. iu ka rrëfyer se, ishte abuzuar seksualisht nga babai i saj Fatos Gurakuqi, gjë për të cilën ajo kishte frikë. Këtë gjë e dëshmoi edhe mësuesja kujdestare e F., shtetasja J.S. Madje, sipas tyre edhe në shkollë kur F. i kishte rëne të fikët dhe ishte përmendur ajo këmbëngulte që përse i kishim njoftuar babain e saj, nuk donte që te vinte ai dhe ishte e frikësuar. Ajo vetë u ka treguar mësueses dhe shoqes, së saj se babai kishte abuzuar me të seksualisht dhe vetëm qante. I pandehuri ka shkuar aty, pasi ishte njoftuar nga mësuesja kujdestare J.S. se, vajza e tij nuk ndihej mirë nga ana shëndetësore. 

Gjithashtu mësuesja e lajmëroi të pandehurin se, ishte njoftuar dhe urgjenca e spitalit, të cilët kanë shkuar në klasën ku ishte F. për ti dhënë ndihmën e parë mjekësore. Fatosi pasi është futur në klasën, ku po i jepej ndihmë mjekësore vajzës së tij, ka filluar të shajë mësuesit dhe doktorët, si dhe ka dëmtuar derën e klasës së mbledhjeve duke e shembur atë, fakt që dokumentohet me anë të këqyrjes se vendit të ngjarjes.   

Ky fakt u dëshmua edhe nga dëshmitari B.Q, mësues në këtë shkollë. Bazuar në aktin e ekspertimit vlerësues të datës 15 shkurt 2016 rezulton se, vlera e këtij dëmtimi është 16 000 lekë. Në momentin që e dëmtuara F.G. u paraqit dhe dëshmoi u vërejt se dëshmia e saj ishte e ndikuar, pasi në kundërshtim me sa u kishte treguar mësueseve të saj dhe në kundërshtim me sa kishte kallëzuar dhe dëshmuar edhe vetë, ajo tregoi se nuk ishte babai i saj, ai që kishte kryer marrëdhënie me të, por një person tjetër, të cilën ajo nuk arriti ta tregonte. Megjithatë, edhe në vet dëshminë e saj ajo ishte kontradiktore, duke mos arritur të jepte dot as përgjigje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat