'Lufta për kafshatën', kryebashkiakja e Shkodrës sulmon Ramën: Ky është terror shtetëror, z. Kryeministër!

Shqipëria

'Lufta për kafshatën', kryebashkiakja e Shkodrës sulmon Ramën: Ky është terror shtetëror, z. Kryeministër!

Më: 11 nëntor 2016 Në ora: 15:08
Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi

"Ky është terror shtetëror z. Kryeministër! Ju dhe qeveria juaj po prodhoni terrorizem politik në Shkodër!"

Me këto fjalë indinjuese ka reaguar sot, Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi, për sjelljen vandale dhe pa etikë të Policisë së Shtetit ndaj tregtarëve ambulantë të duhanit në Shkodër. 

Videoja e bërë publike në rrjetet sociale, tregon sesi Shefin i Krimit Ekonomik në Policinë e Shkodrës, Pjeri Lazrin, me veshje civile, tenton të kërcënojë me armë ambulantët që u vërsulën për të shpëtuar mallin e tyre të paktë nga policia, që ua kishte sekuestruar. Në sulmin e tyre ndaj makinës së Policisë, tregtarët synuan vetëm mallin, disa kg duhan të grirë, që tentuan ta marrin nga makina e Policisë.

Kryebashkiakja e Shkodrës ka marrë një mbështetje të gjërë nga qytetarët në rrjetet sociale, shoqëruar kjo me komente të shumta.  

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat