Sulm ndaj Izraelit? Myftiu Gurra: Jemi “Toka e Besës dhe Paqes”

Shqipëria

Sulm ndaj Izraelit? Myftiu Gurra: Jemi “Toka e Besës dhe Paqes”

Më: 11 nëntor 2016 Në ora: 22:10
Ylli Gurra

Dyshimet për sulm terrorist ndaj izraelitëve në Shkodër kanë detyruar policinë të shtojë masat e sigurisë për ndeshjen e së shtunës, mes Shqipërisë dhe Izraelit në 'Elbasan Arena'.

Në një status në faqen e tij në "Facebook" Myftiu i Tiranës, Ylli Gurra thekson se Shqipëria ka qenë dhe mbetet "Toka e Besës dhe Paqes”.

Myftiu Gurra kujton se si myslimanët i kanë shpëtuar hebrenjtë në 1943-in, duke folur konkretisht për hoxhën Mefail Biçaku e Njazi Biçakun, të cilët strehuan për rreth 2 vjet, 26 hebrenj, duke u shpëtuar jetën.

 “Ndër shekuj shqiptarët dhe myslimanët kanë qenë të tillë…. Qarrishta “Toka e Besës shqiptare”, Dragostunja, Librazhdi, Elbasani dhe gjithë Shqipëria kështu ka qenë dhe mbetet “Toka e Besës dhe Paqes”. Hoxha fisnik Mefail Biçaku e Njazi Biçaku si shqiptarë e myslimanë do të lartësonin vetveten dhe Shqipërinë, duke strehuar për rreth 2 vjet, 26 hebrenj në dimrin e vitit 1943, duke u shpëtuar jetën e duke lënë në histori me shkronja të arta se të tillë jemi ne shqiptarët dhe myslimanët. Fisnikëri prej Shqipërie e shqiptarësh myslimanë”,- shkruan Myftiu i Tiranës, Ylli Gurra.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat