Supermbesa flet për gjyshin: Do e votoje Sali Berishën? Varet sa të ulta mi ofron taksat

Shqipëria

Supermbesa flet për gjyshin: Do e votoje Sali Berishën? Varet sa të ulta mi ofron taksat

Më: 12 nëntor 2016 Në ora: 10:22
Dasara Malltezi

Ajo është një natyre rebele, që gjithmonë thotë atë që do, pa u penduar nga askush.

Po flasim për Dasara Malltezin, të njohur si Supermbesa e ish-kryeministrit Sali Berisha. E ftuar këtë të premte në Oktapod në Vizion Plus, ajo ka folur për projektet e saj, të ardhmen, prindërit dhe gjyshin.

Pyetjes së moderatorit, nëse do e votonte Sali Berishën nëse nuk do e njihte, ajo përgjigjet: “Nëse nuk do ta njihja Sali Berishën, do vendosja ta votoja në saj të sa të ulta do mi bënte taksat”. Me tej Turjan Hyska e pyet për këshillat që zakonisht Dasara merr nga gjyshi. “Më jep këshilla të shumta, për shëndetin, për palestrën, madje vetëm prej tij nuk konsumoj miell të bardhë dhe sheqer të bardhë”. 

Ajo ka folur edhe për sulmin e vazhdueshëm që ka marrë nga media sipas saj dhe e ka quajtur si formë që njërëz të ndryshëm kanë përdorur për të sulmuar Sali Berishën. 
Dasara është një vajzë që ndjek modën dhe pëlqën të eksploroj tek vetja, por që një njeri autoritar si Berisha e ka marrë me sportivitet këtë gjë. “Kur bëra restat (model flokësh), gjyshi i pa edhe më tha, janë bërë folkët si cerdhe zogjsh. Po ashtu edhe kur më pa pirsingun, vetëm qeshi”.

Ajo foli edhe për skandalin e ndodhur para disa kohësh në Romë, ku Taulant Balla akuzoi prindërit e saj për dhunë. “Në momentin që ti sulmon dikë nga ana politike, në prezencë të fëmijës, sepse motra ime 15 vjece ishte aty, ti ke kaluar cdo limit, ti smund ta bësh në sy të femijë aty. Unë besoj se familjen time në atë rast do e mbroja”.

Ajo deklaron se nuk e mendon veten në politikë, sepse sipas saj pushteti me kalimin e kohës të korrupton. Që prej moshës 13- vjec Dasara tregon që ka punuar si recepsioniste në fondacionin e gjyshes së saj. Duke ardhur tek jeta private, Dasara ka treguar se nuk ka nje te dashur, sepse tani ka kohën për të punuar fort dhe për t’u bërë dikush. 

 Për herë të prë ajo ka komentuar statusin e para disa kohëve të ndeshjes Serbi-Shqipëri, ku ajo u etiketua nga mendiat si proserbe. “Nuk e bëra për të mbrojt Serbinë atë status, e bëra se jam kundra dhunës”. 

Videon në linkun e mëposhtëm:

https://www.youtube.com/watch?v=OsRZ_68YjGI

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat