Moti i keq, OSHEE: Grupet e punës në terren për riparimin e difekteve në Tiranë, Durrës, Vlorë

Shqipëria

Moti i keq, OSHEE: Grupet e punës në terren për riparimin e difekteve në Tiranë, Durrës, Vlorë

Më: 12 nëntor 2016 Në ora: 12:30
Ilustrim

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) po ndjek me vëmendje situatën e krijuar nga moti i keq me reshje shiu e erë që ka përfshirë vendin tonë gjatë ditës së shtunë. Sipas informacionit të orës 10:00, i përcjellë nga dispeceritë rajonale në 11 drejtoritë rajonale të OSHEE në vend, mësohet se zonat më të prekura nga defektet gjatë natës kanë qenë Vlora, Tirana e Durrësi.

OSHEE ka angazhuar në terren rreth 1500 punonjës të organizuar në grupe që po riparojnë defektet e shkaktuara nga moti i keq. Të gjithë hidrovoret janë në punë dhe furnizohen normalisht me energji. OSHEE ben te ditur se, janë marrë masa për furnizimin me energji të institucioneve të rëndësisë së vecantë, sic janë spitalet.

Në burimet e furnizimit me energji elektrike që janë nënstacionet 110/35/20/10/6kV dhe linjat TL 35kV ka difekt nenstacioni Vojnikë në rajonin e veriut. Numri i fiderave me defekt është 39 ndërsa janë shfaqur probleme në degëzimet e disa fiderave që mbulojnë me energji kryesisht zonat e thella rurale. Grupet e gadishmerisë së OSHEE-së janë duke riparuar këto segmente të rrjetit të dëmtuara gjatë natës nga reshjet e shiut dhe stuhia e erës.

Raoortohet për rrëzime të shtyllave, këputje të përcjellesave apo dëmtime të traversave. Rajonet me mungesë energjie Rajoni Tiranë: Qereke (pjesërisht), Tapizë, Pompat Tapizë, gjithashtu per arsye remonti në linjën e TM është stakuar fideri 7/Ibë që mbulon zonën pjesërisht Ibe.

Difekte në furnizimin me Energji ka edhe në Rajonin e Durrësit, Vlorës, Shkodrës, Burrelit dhe Korçës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat