Modernizimi i arsimit profesional; përparësi bashkëpunimit me biznesin

Shqipëria

Modernizimi i arsimit profesional; përparësi bashkëpunimit me biznesin

Më: 12 nëntor 2016 Në ora: 13:33
Ilustrim

 Një ligj i ri për arsimin dhe formimin profesional(AFP), i përcjellë së fundi për shqyrtim në parlament, parashikon modernizimin e këtij sistemi arsimor, duke i dhënë përparësi bashkëpunimit me komunitetin e biznesit, si dhe kualifikimit të të rinjve dhe punëkërkuesve, sipas nevojave të tregut të punës.
Drafti, i inicuar nga Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë,  synon përshtatjen e tij me programin e ri të qeveris?, q? do t? riorientoje t?r?sisht arsimin dhe formimin profesional drejt nevojave reale t? tregut dhe kthimin e shtetit n? financues e mb?shtet?s kryesor t? aft?simit profesional.

Sistemi mbi t? cilin do t? mb?shtetet reforma ne AFP bazohet n? eksperienc?n e sistemit dual gjerman, q? karakterizohet nga nj? nd?rthurje e m?simit teorik me pun?n praktike.

Ligji i ri, i organizuar në 35 nene, mes te tjerash parashikon krijimin e Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive (sot Shërbimi Kombëtar i Punësimit), e cila do të merret dhe me administrimin e sistemit të arsimit e të formimit profesional. Ligji i ri eshte ne vazhdën e frymës së re që i bëhet sot arsimit profesional për ta transformuar atë në një sistem më të pavaruar, duke synuar rritjen e autonomisë financiare.
Pr/ligji parashikon kompetencat e ministrisë përgjegjëse për AFP-në si institucioni që realizon programin qeverisës në kete fushë, ku ndër kryesoret janë: hartimi i politikave në fushën e AFP-së si dhe monitorimi i zbatimit të tyre;  garantimi i cilësisë në sistemin e AFP-së; sigurimi i burimeve të nevojshme njerëzore, financiare e logjistike, etj.

Institucionet ofruese të AFP-së në Shqipëri janë: shkollat e mesme profesionale; qendrat shumëfunksionale; institucionet e specializuara të AFP-së për grupet e veçanta; kompanitë; institucionet e tjera të licencuara, etj.
Sigurimi i cilësisë, është një proces qe synon të përmirësojë efikasitetin dhe efektivitetin e sistemit të AFP-së, ku përfshihen: licencimi, akreditimi dhe inspektimi i ofruesve të AFP-se, vetëvlerësimi, monitorimi dhe raportimi nga ofruesit e AFP-së, si dhe një vlerësim në intervale të caktuara të të gjithë sistemit të AFP-së përmes institucionit përkatës për AFP-në.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat