Moti i keq, OSHEE: Situata e furnizimit me ernergji elektrike dhe zonat problematike

Shqipëria

Moti i keq, OSHEE: Situata e furnizimit me ernergji elektrike dhe zonat problematike

Më: 12 nëntor 2016 Në ora: 16:54
Ilustrim

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike po ndjek situatën e krijuar nga moti i keq me reshje shiu e erë që ka përfshirë vendin tonë.

Megjithë kushtet e këqija të motit, me shkarkime atmosferike dhe reshje shiu, grupet e avarisë së kompanisë OSHEE kanë eliminuar avaritë që u shfaqën në rrjetin e shpërndarjes gjatë natës, kryesisht në rajonin e Gjirokastrës dhe Vlorës.

Sipas informacionit të orës 15:30, numri i fiderave me defekt është 21.

Rreth 1500 punonjës ndodhen në terren për të riparuar të gjitha defektet në rrjetin e tensionit të mesëm e të ulët për të rikthyer energjinë tek të gjithë abonentët.

Zonat në të cilat është rikthyer energjia

Rajoni Tirane : U rikthye energjia në zonën e Mulletit, Saukut dhe pjesërisht në zonën e Paskuqanit

Rajoni Durrës : Ka marrë energji zona e Romanatit

Rajoni Kukës: U rikthye energjia përfundimisht në zonën e Lekbibaj/B.Curri dhe pjesërisht në zonën e Fajzës/Krume.

Rajoni Korcë: U rikthye energjia në zonen e Bucimas/Pogradec dhe në zonën e Leskovikut/Ersekë

Rajoni Burrel: U rikthye energjia në zonën Shupenzë

Rajoni Shkodër: U  rikthye energjia në zonën e Zuesit

Të gjithë hidrovoret janë në punë dhe furnizohen normalisht me energji

Theksojmë se janë marrë masa për furnizimin me energji të institucioneve të rëndësisë së vecantë, sic janë spitalet.

Problematika nga moti i keq

Linjat me defekt

Në burimet e furnizimit me energji elektrike që janë nënstacionet 110/35/20/10/6kV dhe linjat TL 35kV ka difekt nenstacioni Vojnikë në rajonin e veriut.

Linja 30-48 Sarandë 35 kV-Bunes stakuar me tokë.

Për shkak të motit të keq me furtunë dhe shkarkime atmosferike, defektet kanë lënë pa energji, zonat : Borsh, Corraj, Fterrë, Piqeras, Lukovë, Sasaj, Krekëz, Shën Vasi, Nivicë.

Zonat  ku po punohet për rikthimin e energjisë

Rajoni Tiranë: Për arsye remonti në linjën e TM është stakuar fideri 7/Ibe qe mbulon zonën pjesërisht Ibë

Zonat pa energji: Qereke (pjeserisht), Tapize, Pompat Tapize,

Gjithashtu pa energji janë edhe zonat : Valias pjesërisht, Pezë pjesërisht, Zall Bastar , Mullet, Mëzez pjesërisht dhe Shupal.

Rajoni Vlorë: Është riparuar defekti në fiderin nr 3 Kocul. Po punohet në zonat e thella malore ku raportohet më shumë defekte dhe zonat më të prekura janë:  Gorishtë, Novoselë.

Rajoni Durrës : Fushë Krujë, Rruga Krujes, Lagjia e Burgut, Kodra e Celëve, Lagjia e Delvinëve, Kastriot i Ri, Kastriot i Vjetër, Adem Gjeli, Arrameras, Vath.

Rajoni Berat: Fshati Pëllumbas, komuna Gradisht, Komuna Ballagat, Potom, Tomorricë.

Rajoni Elbasan : Komuna Labinot, Shushicë, Mollas, Pjesërisht qytet ELbasan.

Rajoni Burrel: Autostrada, Fushe Gjorm Pjesërisht, Zhej i Vogël Pjesërisht, Fshat Laç Pjeserisht; Gjormë; Komsi,  Fshatrat Cerenec, dhe Arras, Fushe Cidhe.

Rajoni Korcë: Komuna Liqenas

Rajoni Gjirokastër:  Pjeserisht Lazarat, Buz/Tepelene

Rajoni Lezhë: Raportohet për këputje përcjellësash si pasojë e erës së fortë e shkarkimeve atmosferike

Rajoni Shkodër:  Në fiderin Hajmel janë dëmtuar 3 shtylla TM në zonën Mnele –Vau i Dejës për shkak të rritjes së nivelit të ujit.

Rajoni Kukës : Cahan

Rajoni Korcë : Komuna Qendër/Bilisht.

Rajoni Burrel :Suc, Gjorm, Fushë Gjormë, Fan.

Grupet e punës së OSHEE janë në terren për të riparuar defektet sa më shpejt dhe normalizimin e situatës së furnizimit me energji.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat