Moti i keq, në Lezhë 200 forca ushtrie në terren për përballimin e situatës

Shqipëria

Moti i keq, në Lezhë 200 forca ushtrie në terren për përballimin e situatës

Më: 13 nëntor 2016 Në ora: 10:38
Lezhë

Reshjet e ditëve të fundit kanë krijuar një sërë problematikash në të gjithë territorin e Qakut të Lezhës.Për të riparuar dëmet e shkaktuara Emergjencat Civile kanë kërkuar ndihmen e ushtrisë.

Janë rreth 200 forca ushtarake sebashku me mjete të rënda të cilet prej disa ditesh janë dislokuar në Lezhë, duke punuar për rikthimin e normalitetit në shumë zona ku janë konstatuar probleme.

Shefi i Emergjencave Civile në Prefekturen e Lezhës Ndrek Mhillaj thotë se ndërhyrje ka patur në argjinatura rrugë dhe ura të dëmtuara gjatë ditëve me reshje.

Ndërprerja e reshjeve gjatë dites së diele ka sjellë dhe një përmirësim të situates në të gjithë Qarkun e Lezhës, ku nga të dhënat e funsit bëhet e ditur se sipërfaqet e tokave të përmbytura janë reduktuar ndjeshem.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat