Aeroplani Rinas-Munih goditet nga rrufeja në fluturim

Shqipëria

Aeroplani Rinas-Munih goditet nga rrufeja në fluturim

Më: 13 nëntor 2016 Në ora: 12:05
Foto ilustruese

Një aeroplan i nisur mbrëmjen e shkuar nga Rinasi në drejtim të Gjermanisë është goditur nga rrufeja gjatë fluturimit.

Aeroplani është nisur rreth orës 18:20 në aeroportin ndërkombëtar të Rinasit, Tiranë.

Mediat në Shqipëri raportojnë se ai është goditur nga rrufeja në fluturim e sipër. Sipas dëshmitarëve që kanë dërguar në “Ora News” edhe foto të aeroplanit, rrufeja e ka goditur mjetin fluturues në pjesën e motorit.

Përballë kësaj situate, aeroplani ka bërë ulje të detyruar në aeroportin e Lubjanës në Slloveni. Dëshmitarët thonë se goditja ka shkaktuar panik tek pasagjerët, por fatmirësisht nuk ka pasur lëndime në njerëz.

Aeroplani është goditur në pjesën e përparme të tij, ashtu sikurse duket edhe në foto. Sipas dëshmitarëve, pasagjerët janë transportuar me tjetër aeroplan nga Lubjana me destinacion Munihun e Gjermanisë. 

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat