Partia LIBRA regjistrohet në gjykatë

Shqipëria

Partia LIBRA regjistrohet në gjykatë

Më: 16 nëntor 2016 Në ora: 09:22
Deputeti i larguar nga Partia Socialiste Ben Blushi

Deputeti i larguar nga Partia Socialiste Ben Blushi, pritet të zyrtarizohet si kryetar i partisë që ai themeloi Lista e Barabartë.

Blushi ka dorëzuar në Gjykatën e Tiranës kërkesën me firmat e pesë mijë qytetarëve për regjistrimin e partisë LIBRA.

Deputeti ka deklaruar se  motoja e partisë së drejtuar prej tij është “Shqipëria mbi partinë”. Partia në fjalë pritet të bëhet e ligjshme brenda pak ditësh.

Tashmë pritet të mësohet data kur gjykata do të shqyrtojë kërkesën për regjistrimin e partisë Lista Barabartë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat