PD: Mirdita vuan nga përmbytjet, Rama jep 1.7 milionë euro për qendrën

Shqipëria

PD: Mirdita vuan nga përmbytjet, Rama jep 1.7 milionë euro për qendrën

Më: 16 nëntor 2016 Në ora: 14:23
Pamje nga përmbytjet në Mirditë

Partia Demokratike ka akuzuar sot Kryeministrin Edi Rama se po shpërdoron fondet publike duke investuar në hapësira dhe projekte që nuk janë prioritet.

Në një dalje për mediat, deputettja e PD Albina Deda tha se në në kohë që rrethi i Mirditës vuan nga zonat e përmbytura dhe për pasojë shkatërrimi i rrugëve, kryeministri Rama jep fonde për qendrën e qytetit.

Sipas Dedës, fondi prej 1.7 milionë euro i  akorduar për rregullimin e qendrës së Mirditës, nuk është prioritet që ju vjen në ndihmë banorëv.

“Në kohën kur fshatra dhe komunitete në Mirditë janë të izoluara, me rrugë të prishura dhe pa energji, në varfëri e skamje, Edi Rama bën propagandë me fasada dhe jep 1.7 milionë euro për qendrën e qytetit. Nuk është aspak normale që të investohen për Qendrën e qytetit të Rrëshenit 1.7 milion euro në një kohë që të gjitha Njësitë Administrative të Mirdites janë të izoluara përshkak të rrugëve të shkatërruara. Ky investim nuk mund të jetë prioritet për Mirditën. Sheshi ishte i investuar edhe më parë nga pushteti lokal. Ishte në një gjendje të mirë, por jo prioritet, duke parë gjendjen e mjerë të rrugëve që lidhin njësitë administrative. Sot të gjitha rrugët janë në një gjendje të mjerueshme, janë në gjendje katastrofë”, tha Deda. Deputetja e Partisë Demokratike në Mirditë duke i bërë thirrje qeverisë që t’i kthejë sytë nga fshatrat e kësaj zone, pasi banoret janë në mëshirë të fatit nga mungesa e investimeve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat