Rrëzohet kërkesa e Prokurorisë për sekuestrim të deklaratave të pasurisë

Shqipëria

Rrëzohet kërkesa e Prokurorisë për sekuestrim të deklaratave të pasurisë

Më: 17 nëntor 2016 Në ora: 11:36
Adriatik Llalla

Është rrezuar kërkesa Prokurorisë së Tiranës për të sekuestruar formularët elektronikë të deklarimit të pasurisë të zyrtarëve të shtetit.

Gjykata e Tiranës e cilësoi kërkesën e organit të akuzës si të paargumentuar dhe të pambështetur në prova.

Kësisoj gjykata ka hedhur poshtë 6 vendimet e organit të akuzës, e cila kërkoi sekuestrimin e regjistrave elektronikë.

Rrëzimi i vendimeve të Prokurorisë së Tiranës për sekuestrimin e deklaratave të pasurisë në ILDKPI ka ardhur pak ditë pas kërkesës së juristëve të këtij Inspektoriati, të cilët i kërkuan gjykatës së shfuqizonte vendimet e sekuestrimit të Prokurorisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat