Burg për dy shoferët shqiptarë të MPJ që u kapën me libra në Greqi, akuza edhe ambasadorit

Shqipëria

Burg për dy shoferët shqiptarë të MPJ që u kapën me libra në Greqi, akuza edhe ambasadorit

Më: 18 nëntor 2016 Në ora: 17:54
Ministria e Jashtme shqiptare

Janë shpallur fajtor nga gjykata greke dy shoferët e ministrisë së Jashtme shqiptare, të cilët u arrestuan duke transportuar libra në gjuhën shqipe.

Altin Tafa dhe Agim Asllani janë dënuar secili me nga 30 muaj burgim, por janë lënë të lirë me kusht.

Ata u mbrojtën sot në gjyq nga një avokat shqiptar dhe nga konsulli i Shqipërisë në Janinë.

 Në gjykatë pati debate të forta, teksa u hodhën akuza se porositësi i librave me “Shqipërinë e Madhe” ishte ambasadori shqiptar në Athinë, Dashnor Dervishi.

Ishte prokurori që kërkoi dënimin me burg të dy shqiptarëve, por edhe pse ata u dënuan nga gjykata, u lanë të lirë me kusht. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat