Tre javë nga krijimi, ja sa anëtarë numëron partia LIBRA

Shqipëria

Tre javë nga krijimi, ja sa anëtarë numëron partia LIBRA

Më: 21 nëntor 2016 Në ora: 16:13
Ben Blushi

Ndërkohë që kanë kaluar tre javë që nga themelimi, partia LIBRA e drejtuar nga Ben Blushi numëron 4 mijë anëtarë të rinj të cilët janë regjistruar online.

Me anë të një njoftimi për shtyp, në faqen e saj zyrtare të partisë, bëhet e ditur se pas një konsultimi të anëtarësisë, iu propozua zyrtarisht Kuvendit që të zbatohet minimum jetik për shtresat në nevojë.

“Duke ju falënderuar për mbështetjen, duam t’ju informojmë se në vetëm tre javë kemi arritur të bëhemi afërsisht 4000 anëtarë të regjistruar online, përmes faqes sonë Libra.al, si dhe mijëra të tjerë të anëtarësuar me formularët tanë në letër, të cilët mund t’i shpërndajë edhe secili prej jush”, thuhet në njoftim.

“Vetëm gjatë javës që u mbyll, LIBRA ka bërë propozimin e saj të parë zyrtar, pas një konsultimi të gjerë të anëtarësisë. Ne propozuam zyrtarisht në Kuvendin e Shqipërisë që shteti shqiptar të përcaktojë dhe të zbatojë minimumin jetik, si një domosdoshmëri për të zbutur polarizimin social, për të luftuar varfërinë si dhe për t’i siguruar më shumë mirëqenie dhe dinjitet më shumë se 500 mijë shqiptarëve, të cilët jetojnë sot me më pak se 500 lekë në ditë”, vijon njoftimi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat