Flamur Noka kërkon që Saimir Tahiri të merret me polici

Shqipëria

Flamur Noka kërkon që Saimir Tahiri të merret me polici

Më: 22 nëntor 2016 Në ora: 13:54
Flamur Noka

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri nuk ishte i pranishëm sot në mbledhjen e komisionit të posaçëm hetimor për pajisjen përgjuese ‘Imsi Catcher’.

Ministri Tahiri kishte njoftuar që nuk do të shkonte në komision të raportonte, pasi duhet të ishte i pranishëm në një tjetër aktivitet.

Kryetari i këtij komisioni të posaçëm hetimor, Flamur Noka u shpreh se ministri i Brendshëm është thirrur tre herë nga komisioni. Ai tha se Tahiri do thirret në komision me polici.

"E kemi thirrur 3 herë Tahirin. Dy herë na tha që është jashtë, ndërkohë TIMS fakton që ka qenë brenda territorit. Shkresa e fundit është dërguar sot, ndërsa ministri nuk denjoi të rrinte në Komision të Sigurise duke ikur si halabak.

Të njëjtën rrugë dhe me këtë komision. Do e thërrasim me polici. Do i shkruajmë letër policisë ta therrasë me forcë dëshmitarin Sajmir Tahiri. Ka refuzuar 3 herë rresht komisionin", deklaroi Flamur Noka.

Në këtë komision raportoi drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Haki Çako. Mbledhja u zhvillua vetëm me praninë e deputetëve të opozitës, pasi deputetët e mazhorancës u larguan.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat