Berisha: Sonte, në protestën historike kundër plehrave në rrugë dhe në qeveri

Shqipëria

Berisha: Sonte, në protestën historike kundër plehrave në rrugë dhe në qeveri

Më: 23 nëntor 2016 Në ora: 12:43
Ish-Kryeministri shqiptar Sali Berisha

Ish-Kryeministri Sali Berisha, mbështet të rinjtë që kanë vendosur të bëhen pjesë e protestës kundër importit të plehrave në Shqipëri, protestës së organizuar nga shoqëria civile nesër në orën 10 para Kuvendit.

Grupimi i të rinjve ka shpallur se do t’i bashkohet protestës jo nesër, por do ta nisë atë që sonte në mesnatë duke u grumbulluar para parlamentit, për të mos lejuar kalimin e ligjit të menaxhimit të integruar të mbetjeve.

Berisha, në mesazhin e tij në rrjetet sociale, i ka bashkuar thirrjes së të rinjve, edhe apelin e tij: “Sonte, në ora 23:00 dhe në vazhdim, protesta historike qytetare: "Të bashkuar kundër plehrave në rrugë dhe në qeveri!" shkruan ish-Kryeministri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat