Gjyqi me Shkelzenin - Berisha publikon vendimin e Apelit: Balla u dënua me 1 mln lekë dëmshpërblim

Shqipëria

Gjyqi me Shkelzenin - Berisha publikon vendimin e Apelit: Balla u dënua me 1 mln lekë dëmshpërblim

Më: 24 nëntor 2016 Në ora: 00:51
Sali Berisha

Ish- kryeministri Sali Berisha publikoi në faqen e tij zyrtare në fb, vendimin e gjykatës së Apelit ndaj deputetit socialist Taulant Balla, e cila e ka dënuar me 1 milion lekë dëmshpërblim ndaj djalit të tij, Shkëlzen Berisha, për shpifje.

“Te dashur miq, ky eshte vendimi Nr.34 i dt 09.06.2015 i formes se prere i Gjykates se Apelit te Tiranes, me te cilin kjo gjykate ka denuar Taulant Ballen per shpifje 1 milione leke. I paftyre siç eshte, ai para kamerave deklaroi sonte ne komision disa here se nuk eshte denuar asnje here?!” shkruan Berisha.

Image

Me këtë argument, Berisha u largua dhe sot nga Komisioni Hetimor për CEZ pa dëshmuar.

Sipas deputetëve të opozitës, Balla nuk mund të drejtojë seancat kur do dëshmojë Berisha, pasi është në konflikt interesi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat