“Unë zgjedh të jetoj pa dhunë”, Klosi prezanton strategjinë kombëtare

Shqipëria

“Unë zgjedh të jetoj pa dhunë”, Klosi prezanton strategjinë kombëtare

Më: 24 nëntor 2016 Në ora: 11:24
Ministri i Mirëqenies Sociale Blendi Klosi

Ministri i Mirëqenies Sociale Blendi Klosi prezantoi këtë të enjte, strategjinë e qeverisë kundër dhunës ndaj grave. Klosi ka deklaruar se synimi i kësaj strategjie është që mekanizmi i mbrojtjes nga çdo shfaqje të dhunës të kthehet në një zgjedhje të natyrshme për viktimat.

“Fushata që do lançojmë sot mban sloganin “Unë zgjedh të jetoj pa dhunë”. Çdo grua, nënë apo vajzë zgjedh të jetojë pa dhunë, që do të jetë një mesazh për një shoqëri më të shëndoshë e më të drejtë”, ka deklaruar Klosi.

Në fjalën e tij, ministri i Mirëqenies Sociale bëri apel që të bëhen sa më shumë denoncime të dhunës ndaj gruas dhe fëmijëve. “Të ndërtojmë një shoqëri më të drejtë. Mos heshtni, grini zërin, tregoni një rast, ndihmoni këto që di një rast dhe asi rast mund të bëhet një skenar për fuqizimin e rolit të gruas. Familja është shumë e vlefshme për t’u dëmtuar, gruaja dhe fëmija janë të shtrenjtë për t’u dhunuar. Ndaj ne zgjedhim të jetojmë pa dhunë. Të bëhemi bashkë për të jetuar një shoqëri pa dhunë”, tha Klosi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat