Mbetjet, shoqëria civile vijon protestën para Parlamentit

Shqipëria

Mbetjet, shoqëria civile vijon protestën para Parlamentit

Më: 24 nëntor 2016 Në ora: 11:54
Pamje nga protesta para Parlamentit në Shqipëri

Që prej mesnatës, Aleanca Kundër Importit të Plehrave po proteston jashtë parlamentit për të kundërshtuar projektligjin për menaxhimin e integruar të mbetjeve, kur sot është edhe afati i fundit për shqyrtimin e dekretit, ndonëse ky projektligj nuk është pjesë e rendit të ditës së punimeve të Kuvendit.

Dhjetëra aktivistë e ekspertë të mjedisit kanë kaluar natën jashtë duke deklaruar se nuk do të tërhiqen nga kauza e tyre dhe kanë paralajmëruar përshkallëzim të situatës e përballje me deputetët jashtë dyerve të Kuvendit.  

Protestuesit pretendojnë se policia ka ndërhyrë me dhunë mëngjesin e sotëm, duke shoqëruar edhe dy persona, të cilët më pas u liruan dhe iu bashkuan protestës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat