"Shuplaka" e Gjermanisë, Berisha ul tensionet: Ka ardhur koha të bëhemi seriozë

Shqipëria

"Shuplaka" e Gjermanisë, Berisha ul tensionet: Ka ardhur koha të bëhemi seriozë

Më: 24 nëntor 2016 Në ora: 23:50
Sali Berisha

Ish-Kryeministri Sali Berisha, ka reaguar në lidhje me lajmin e hidhur sot se Gjermania nuk do të hapë të paktën deri në 2018 “dritën jeshile” çeljen e negociatave për aderimin në BE.

Përmes një statusi në Facebook, Berisha teksa rendit 7 pritshmëritë që Gjermania kërkon të realizohen, shton se kjo mund të ndodhë vetëm përmes një pune serioze nga ana e politikës.

Dhe me këtë Berisha nënkupton, që të mos gënjehen më shqiptarët se negociatat janë hapur. Ai shkon më tej duke akuzuar edhe qeverinë se duke vjedhur pasuritë publike, duke shtuar lidhjet me krimin, apo edhe kultivimi i lëndëve narkotike, nuk e ndihmon aspak vendin që të nisë procesin e hapjes së negociatave.

“Keto shtate kushte te shpallura sot para opinionit publike shqiptar nga kryetari i Komisionit Europian te Bundestagut, Krishbaum mund te plotesohen vetem me nje pune shume serioze dhe jo duke mashtruar shqiptaret se na u dha hapja e negociatave, as dhe duke vjedhur çdo dite pasurite publike apo trashur lidhjet me krimin ne nivelet me te larta te politikes, as dhe shnderrimin e Shqiperise ne Kanabistan!” shkruan Berisha në Facebook. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat