'Shqiptarët, më të varfrit në rajon dhe që e paguajnë më shtrenjtë energjinë'

Shqipëria

'Shqiptarët, më të varfrit në rajon dhe që e paguajnë më shtrenjtë energjinë'

Më: 25 nëntor 2016 Në ora: 14:38
Jorida Tabaku

Vendi ynë sot jo vetëm ka çmime të larta në raport me rrogat dhe pensionet, por shqiptarët sot paguajnë më shtrenjtë se të gjithë vendet e rajonit çmimin e energjisë elektrike, shprehet deputetja demokrate Jorida Tabaku.

Në një shënim të saj në Fb, Tabaku argumenton mbi të dhënat e EUROSTAT, të cilat "dëshmojnë se sa i takon Ballkanit dhe vendeve kandidate për t’u integruar , Shqipëria është e para në listë për çmimin e shtrenjtë të energjisë. Megjithëse mbi 45% e popullsisë jeton me më pak se sa 5$/ditë! 

Shqiptarët sot paguajnë 0.082 euro/KWH energji elektrike pa taksa, më shumë se sa çdo vend tjetër i rajonit përjashto Malin e zi. Mbas rritjes me 25% te cmimit te energjise per 75% te konsumatoreve shtepiake, kjo rritje duket se eshte e paperballueshme per buxhetet familjare.

Sipas raportit të Bankës Botërore, 4% e shqiptarëve jetojnë me më pak se sa 2$/ditë, ndërsa taksa që këto familje tepër të varfëra paguajnë për energjinë elektrike është gjithashtu ndër më të lartat; në Kosovë (0.011 euro/KWH), Bosnja (0.012 euro/KWH) dhe Maqedoni (0.015 euro/KWH). Kjo shtresë paguan më shumë taksa, sikundër çdo shqiptar tjetër në raport me qytetarët e tjerë të rajonit, sepse qeveria vendosi dy vjet më parë të rrëzonte kërkesën e paraqitur nga Opozita për uljen e TVSH-së për familjet në nevojë dhe të varfra. Duke i ngarkuar ato padrejtësisht me një shumë të lartë për t’u paguar.

Shqipëria sot është vendi më i varfër në rajon, jo vetëm sa i takon investimeve por edhe papunësisë e mbi të gjitha është vendi që paguan më shtrenjtë nga të gjithë energjinë elektrike. Si pasojë e një reforme që u nis dhe bitis si një mënyrë për të paguar shqiptarët për rehatinë e qeveritarëve, 'përfundon Tabaku.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat