Babai vendos lule tek vendi ku i biri 17 vjeçar u aksidentua për vdekje

Shqipëria

Babai vendos lule tek vendi ku i biri 17 vjeçar u aksidentua për vdekje

Më: 27 nëntor 2016 Në ora: 15:14
Pamje nga videoja

Adoleshenti 17 vjeçar që humbi jetën në aksidentin e natës së shkuar pranë “Ujit të Ftohtë” në Vlorë është përcjellë për në banesën e fundit në Dhërmi.

Familjarët e Kristo Panajotit, janë ndaluar pranë vendit ku ndodhi aksidenti i rëndë, duke vendosur lule. Në foto është babai i viktimës, biznesmeni Renato Panajoti.

Automjeti tip BMW-X6 përfundoi në kanalin e hapur për ndërtimin e Lungomares.

Familjarët fajësojnë firmën ndërtuese për aksidentin, duke nënvizuar se ajo nuk ka vendosur shenja sinjalizuese fosforeshente.

Ata kanë kërcënuar se do të hedhin në gjyq firmën. I ndjeri është djali i një biznesmeni të njohur në qytet në fushën e transporteve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat