Integrimi, Basha: Faleminderit Merkelit dhe Gjermanisë

Shqipëria

Integrimi, Basha: Faleminderit Merkelit dhe Gjermanisë

Më: 28 nëntor 2016 Në ora: 16:51
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar pas takimit në Berlin të Kancelares Angela Merkel me Kryeministrin Edi Rama.

Në një deklaratë dërguar mediave, kreu i demokratëve thotë se Shqipëria është me fat që mbështetet nga Gjermania në rrugën e integrimit evropian dhe ka theksuar se Partia Demokratike do të angazhohet në organizimin e zgjedhjeve të lira dhe të zbatrimit të reformës në drejtësi.

Deklarata e kreut të PD Lulzim Basha:

Shqipëria është me fat që ka mbështetjen e Gjermanisë në përpjekjet e saj për përparim dhe integrim europian. Ne i jemi veçanërisht mirënjohës Kancelares Merkel për mirëkuptimin dhe mbështetjen e saj të vazhdueshme ndaj Shqipërisë.

Dua ta siguroj Kancelaren dhe popullin gjerman se shqiptarët janë të vendosur të përqafojnë të gjitha vlerat europiane dhe të ndërtojnë një shoqëri të denjë për të gjithë, duke luftuar krimin, drogën, korrupsionin dhe duke e çliruar politikën prej tyre.
Partia Demokratike dhe unë do të marrim përgjegjësinë tonë në gjendjen ku ndodhet vendi, veçanërisht për te siguruar zgjedhje te lira dhe te ndershme dhe zbatimin sa më parë të reformës në drejtësi.?

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat