Kuvendi i Shqipërisë hapi dyert për publikun me rastin e Festave të 28-29 Nëntorit

Shqipëria

Kuvendi i Shqipërisë hapi dyert për publikun me rastin e Festave të 28-29 Nëntorit

Më: 28 nëntor 2016 Në ora: 19:44
Kuvendi i Shqipërisë

Kuvendi i Shqipërisë organizoi ditët e dyerve të hapura pranë Sallës së Seancave Plenare me rastin e festave të 28 -29 Nëntorit.

Me dhjetëra qytetarë të të gjitha grupmoshave nga të gjitha krahinat si edhe turistë të huaj kanë vizituar gjatë ditës së hënë ambientet e Sallës së Seancave Plenare për t’u njohur më nga afër me ambientet ku zhvillohen punimet e Parlamentit çdo javë.

Salla e Seancave Plenare do të jetë edhe të mërkurën e hapur për qytetarët nga ora 17:00 deri në orën 21:00.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat