Moti i keq, OSHEE: Ja zonat me mungesë të energjisë elektrike

Shqipëria

Moti i keq, OSHEE: Ja zonat me mungesë të energjisë elektrike

Më: 29 nëntor 2016 Në ora: 14:20
Foto ilustrim

Përkeqësimi i motit në disa zona, shoqëruar me uljen e temperaturave, ka rivendosur gatishmërinë në Drejtorinë Qendrore të OSHEE-së, duke zbatuar planin e masave organizative dhe teknike.

Pothuajse në të gjithë vendin janë angazhuar rreth 1800 punonjës, të pozicionuar në pikat dhe nyejt kyçe dhe kritike, për çdo avari të mundshme.

Gjatë natës, situata është përkeqësuar në disa zona të vendit, ku probleme janë shfaqur në rajonet Burrel, Shkodër dhe Fier, kryesisht në zonat rurale dhe të thella malore. Nga 26 fidra të me defekte, raportuar në orën 06.00, afro 90% i takojnë zonave të thella, ku distanca e linjave nga N/stacioneve është me dhjetëra kilometra, duke mbartur kështu riskun e dëmtimit dhe kohën e zgjidhjes së avarisë.

Megjithatë, nga raportimet e deritanishme, të orës 13.30, falë masave të mara, me bazë materiale në dispozicion dhe grupe të vendosura në gatishmëri, numri i fidrave është reduktuar në 9, ose një përmirësim i gjendjes së furnizimit me drita, në masën 64%. Pothuajse, 100% e fidrave të dëmtuar janë në zonat rurale dhe të thella malore.

Konkretisht, në zonat e Shkodrës dhe Burrelit, për shkak të erës së forte, OSHEE është detyruar të stakojë fidrat për masë sigurie. Grupet e gatishmërisë po punojnë për riparimin e defekteve të shkaktuara në degëzimet e linjave ajrore të zonave rurale Burrel, Shkodër, Lezhë (Zejmen) Kukës dhe Librazhd.

Vlen për tu theksuar fakti se:

Fidrat që furnizojnë spitalet, objektet te pushtetit qendror, vendor dhe konsumatorë të rëndësisë të veçantë janë të gjithë në punë

-Të gjitha linjat 35 kV dhe N/Stacionet janë në skemë normale furnizimi me energji

-Të gjithë fiderat që furnizojnë me energji elektrike hidrovorët janë në punë

Aktualisht, zonat që kanë mungesë të energjisë elektrike, janë:

-Rajoni Durrës: Halil në Fushë-Krujë;

-Rajoni Elbasan: Orenje dhe Lunik në Librazhd;

-Rajoni Korçës: Trebinjë në Pogradec;

-Rajoni Burrel: Fushë Gjormë,Gorre dhe Kurbnesh;

-Rajoni Kukës: Bujan dhe Markaj;

-Rajoni Shkodër: Rrethinat në Shkodër, Lezha dhe Ishull Shëngjin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat