Braçe: Mos prisni drejtësi në këtë vend..për sa kohë atë e kontrollon Berisha

Shqipëria

Braçe: Mos prisni drejtësi në këtë vend..për sa kohë atë e kontrollon Berisha

Më: 1 dhjetor 2016 Në ora: 18:45
Sali Berisha, Erjon Braçe

Kreu i Komisionit të Ekonomisë, dhe njëherësh edhe deputet i PS, Erjon Braçe gjatë fjalës së tij në Kuvend është ndalur tek reforma në drejtësi dhe ligji i Vettingut.

Në fjalën e tij Braçe tha se në Shqipëri nuk mund të ketë drejtësi, pasi sipas tij atë e kontrollon ish-kryeministri Sali Berisha.

Në këtë kuadër, Braçe theksoi si mjaft të rëndësishme reformën në drejtësi, dhe implementimin sa më parë të saj me qëllim largimin e gjyqtarëve dhe prokurorëqve të korruptuar nga sistemi i drejtësisë.

''Kisha menduar të flisja për buxhetin e shtetit, por meqë kryeministri u largua do t'i drejtohem zv/kryeministrin, duke i thënë se ju humbisni kohën tuaj që flisni për vettingun. Vettingu i drejtohet një pushteti real në Shqipëri dhe harrojeni se dikush që e gëzon këtë pushtet ta lëshojë lehtë. Për çdo qytetar shqiptar, po ju them se çdo hall që keni në shtëpi lidhen me drejtësinë. Drejtësi në këtë vend nuk ka sepse e kontrollon një njeri që foli për orë të tëra në këtë foltore.” u shpreh Braçe

Më tej deputeti socialist u ndal edhe tek buxheti i vitit 2017, ku tha se qeveria shqiptare përmes këtij buxheti synon që të ulë ndjeshëm borxhin publik, por në të njëjtën kohë të rrisë edhe pagat dhe pensionet.  

"Sot mendova të flisja me fakte për buxhetin, për fat të keq në radio dëgjova Bashën ne radio teksa fliste për buxheti që nuk ja ka idenë. Tha që ky është një buxhet-antipupullor, dhe nuk ka faj se mezi mësoi dy gjëra përmendësh, dhe normalisht ky do të ishte konluzioni i tij. Në këtë sallë demotivohesh, kur dëgjon ish-kryeministrin që thërret për Nastradinin, kur flet për ekonominë. Do doja të thoja së ky buxhet sanksionin disa politike që ndryshojnë trendet e ekonomisë. Defiçiti është 2% dhe është më i ulti në 25 vite. Buxheti do të jetë më sufecit primar. Për ata persona që janë në këtë sallë, ndoshta ata që ishin në pushtet nuk kanë borxhe por që unë po flas për fëmijët tanë. Ne po mundohemi që të kemi një borxh më të ulët. 100 milionë dollarë për muajin e ardhshëm për pagat dhe pensionet. Gjithmonë më ka goditur një pyetje, çfarë financon ky buxhet, reformat apo çdo gjë tjetër? Buxheti nuk financon më shumë rutinën. Unë do të doja t'i merrja me radhë reformat që ne kemi ndërmarrë'', u shpreh Braçe. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat