Berisha: Korrupsion në Policinë e Shkodrës, si emërohen militantët e PS

Shqipëria

Berisha: Korrupsion në Policinë e Shkodrës, si emërohen militantët e PS

Më: 4 dhjetor 2016 Në ora: 21:18
Ish-kryeministri Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha ka shkruar një status në rrjetin social “Facebook”, ku denoncon emërimet në qarkun e Shkodrës. Berisha ka bërë publik mesazhin e një “qytetari dixhital”, ku sipas këtij të fundit emërimet antiligjore janë duke u bërë nga ana e shefit të kuadrit Qemal Llukaj, kundrejt ryshfetit dhe militantizmit.

Sipas Berishës, personi që ka dërguar mesazhin është një punonjëse e Policisë së Shkodrës, e cila thotë se pagesat për një vend pune shkojnë deri 2 mijë euro.

Statusi i Sali Berishës

Oficerja dixhitale denoncon:

- korrupsionin e madh ne policinë e qarkut te Shkodrës!

- emërimet antiligjore ne polici nga shefi i kuadrit, Qemal Llukaj me raste konkrete kundrejt

- ryshfetit dhe

- militantizmit!

"Mirdita z. Doktor . Unë që po të shkruaj jam një punonjëse policie nga Shkodra, ju lutem më mbani (anonim). Po të shkruaj pasi dua të denoncoj një korrupsion të madh që ka kapluar Policinë e Shkodrës, me në krye shefin e kuadrit shtetasin Qamil Llukaj, i cili pasi është riveshur në vitin 2013 në moshën 62-vjeçare, menjëherë pasi mori atë post filloi me reprezalje dhe me persekutime punonjësish policie, duke i transferuar gjoja për nevoja punët në qytetit e Pukës dhe Fushë-Arrëzit. Skandalet nuk kanë mbaruar, pasi pjesa më e madhe e atyre policëve që janë rikthyer sërish në vendin e punës me mëparshëm kanë paguar deri në 2 mijë eurove sekserit të Qamil Llukës. Shpërdorimi i fundit i detyrës të shefit të kuadrit Qamil Lluka është pasi ky shtetas ka riveshur në polici persona të përjashtuar nga policia, gjë që është në kundërshtim me ligjin e policisë, pasi ky shtetas dyshohet se iua ka fshehur vendimin e përjashtimit. Në fakt, janë disa persona, por unë po tregoj emërimin e fundit që është riveshur para 2 ditëve shtetasi Bardhyl Pelingu. një militant i PS dhe më besniku i partisë. Ky shtetas është shpërblyer nga qeveria pasi ka marrë pjesë në protestën e 21 janarit të vitit 2011. Flm. Të uroj shëndet zoti Berisha".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat