Reforma zgjedhore, Blushi: PD-PS dështuan! Ja 7 pikat që propozon LIBRA

Shqipëria

Reforma zgjedhore, Blushi: PD-PS dështuan! Ja 7 pikat që propozon LIBRA

Më: 9 dhjetor 2016 Në ora: 14:55
Ben Blushi

Deputeti Ben Blushi dhe njëherësh themeluesi dhe kryetari i LIBRA i është rikthyer edhe një herë ditës së sotme dështimin për miratimin e reformës zgjedhore mes partive politike.

Përmes një statusi në Facebook, Blushi thekson se vendi rrezikon të shkojë në zgjedhje pa reformë zgjedhore.

Në postimi e tij, deputeti rendit 7 pika sipas të cilit, kjo do të jetë edhe Paketa për Demokracinë që do të propozojë LIBRA për reformën zgjedhore.

Sa i përket kësaj të fundit, Blushi shprehet se si opozita ashtu edhe mazhoranca, nuk shprehën vullnetin për të miratuar reformën e re zgjedhore.

STATUSI I BEN BLUSHIT 

PROPOZIME PËR NJË REFORMË POLITIK 

Sot në datën 9 dhjetor ka skaduar afati i Komisionit të Reformës Zgjedhore, pa asnjë produkt dhe pa asnjë amendament të paraqitur. Respektivisht, Rilindja dhe PD sabotuan votimin e emigrantëve, numërimin elektronik si dhe kufizimin dhe kontrollin e financave të tyre. Ndërkohë, Komisioni Europian i ka përcaktuar zgjedhjet si një kusht për integrimin europian të vendit, i cili u theksua edhe nga kancelarja Merkel para disa ditësh. Është hera e parë që rrezikojmë të shkojmë në zgjedhje pa reformë zgjedhore. Zakonisht janë qeveritë ato që nuk duan reformë zgjedhore, por këtë herë edhe opozita e tradhtoi kauzën e vet për më shume cilësi në zgjedhje. Në këto kushte, LIBRA po përgatit disa propozime në formë amendamentesh. LIBRA do të bëjë publike shumë shpejt një Paketë për Demokracinë, e cila parashikon më shumë demokraci direkte si dhe disa ndryshime në sistemin tonë politik. LIBRA është e vendosur për: 1. Garantimin e votës së emigrantëve shqiptarë; 2. Komisione zgjedhore të depolitizuara; 3. Kontroll dhe audit ndërkombëtar të financimit të partive politike; 4. Numërim elektronik të votës; 5. President nga populli; 6. Parlament më të vogël, me 100 deputetë; 7. Lehtësim të procedurave kushtetuese për referendum popullore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat