Festat e Fundvitit, Edi dhe Linda Rama argëtojnë Zahon në Tiranë

Shqipëria

Festat e Fundvitit, Edi dhe Linda Rama argëtojnë Zahon në Tiranë

Më: 10 dhjetor 2016 Në ora: 16:08
Edi Rama me gruan dhe djalin

Kur jemi në prag të Festave të Fundvitit, dhe kur Tirana ashtu si edhe qytetet e tjera simotra të saj është zbukuruar me dritat shumëngjyrëshe, të shumtë janë qytetarët që kanë shfrytëzuar kohën e tyre të lirë për të shijuar evenimentet argëtuese në kryeqytet.

Një ndër këta, është edhe kryeministri Edi Rama i cili së bashku me bashkëshorten e tij Linda Rama kanë zgjedhur që një mbrëmje të ja kushtojnë djalit të tyre të vogël Zahos.

Kryeministri dhe familja e tij janë fotografuar me Zahon në qendër të Tiranës, duke argëtuar djaloshin e tyre. Nga fotografitë vetë Zaho duket mjaft i lumtur dhe kureshtar për lodrat, që nuk ka hezituar që t’i provojë të gjitha. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat