Apeli i Metës për partitë shqiptare në Maqedoni: Nxirrni mësime

Shqipëria

Apeli i Metës për partitë shqiptare në Maqedoni: Nxirrni mësime

Më: 12 dhjetor 2016 Në ora: 15:56
Kryetari i LSI-së Ilir Meta

“Shpresojmë që shqiptarët të nxjerrin mësimin e duhur dhe të forcojnë bashkëpunimin e tyre në të ardhmen”. Kështu është shprehur kryetari i LSI-së Ilir Meta sot pasdite duke përshëndetur zgjedhjet në Maqedoni.

Në mbledhjen e Këshillit Drejtues kombëtar, Ilir Meta tha : Shpresojmë që forcat politike shqiptare të kontribuojnë në stabilitetin e Maqedonisë,  të nxjerrin mësimet e duhura dhe të forcojnë bashkëpunim e tyre në të ardhmen në interes të stabilitetit dhe të ardhmes së Maqedonisë por dhe të respektimit të të drejtave të shqiptarevë në Maqedoni.

Zoti Meta i cili mban dhe postin e kryetarit të Kuvendit nënvizoi dhe rëndësinë e përfundimit të reformës zgjedhore sipas standardeve në Shqipëri

“Dua të nënvizoj rëndësinë e përfundimit sa më të shpejtë të reformës  zgjedhore sipas rekomandimeve të OSBE/ ODIHR”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat