PS gati amendamentet për ligjin zgjedhor

Shqipëria

PS gati amendamentet për ligjin zgjedhor

Më: 12 dhjetor 2016 Në ora: 16:32
Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste

Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste i ka dhënë mbështetjen draftit me amendamentet për ligjin elektoral si dhe kërkesës për shtyrjen e mandatit të Komisionit të Posaçëm të Reformës zgjedhore edhe me 2 muaj të tjerë.

Por bashkëkryetari i Komisionit të Posaçëm të Reformës zgjedhore akuzon demokratet se pavarësisht nga çfarë deklarojnë janë kundra rekomandimeve të OSBE/ODIRI-t dhe se nuk kanë sjellë asnjë amendament të vetëm lidhur me këto rekomandime.

Një nga propozimet e socialistëve është dhe depolitizomi i komisioneve zonale të administrimit të zgjedhjeve lidhur me anëtarin e 7 të tyre, i cili sipas tyre duhet të zgjidhet nga lista e noterëve publik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat