Miratohet rendi i ditës, ligji i mbetjeve sërish jashtë Kuvendit

Shqipëria

Miratohet rendi i ditës, ligji i mbetjeve sërish jashtë Kuvendit

Më: 14 dhjetor 2016 Në ora: 12:35
Kuvendi i Shqipërisë

Kuvendi ka publikuar rendin e ditës për seancën e ditës së enjtes, ku sërish mungon diskutimi i dekretit të Presidentit të Republikës për kthimin e ligjit për lejimin e importit të mbetjeve. Në seancën e kësaj jave, deputetët do të shqyrtojnë paketën fiskale dhe ligjin për buxhetin e shtetit, por do të evitojnë “prekjen” e ligjit të mbetjeve.

Ligji për importin e mbetjeve u kthye më tepër se dy muaj më parë në Kuvend, pas një vendimi të Kreut të Shtetit. Shoqëria civile dhe opozita e kanë kundërshtuar këtë ligj, ndërsa edhe brenda mazhorancës ka qëndrime kritike për lejimin e importit të mbetjeve.

Rendi i ditës për seancën e 15 dhjetorit:

1 - Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 1.12.2016.

2 - Njoftimi i projektligjeve të depozituara në Kuvend.

3 - Projektligji “Për disa ndryshime në ligjin nr.9880, datë 25.2.2008, “Për nënshkrimin elektronik”, të ndryshuar.

4 - Projektligji “Për disa ndryshime në ligjin nr.107/2015, “Për identifikimin elektronik dhe shërbimet e besuara”.

5 - Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.10273, datë 29.4.2010, “Për dokumentin elektronik”, të ndryshuar.

6 - Projektligj “Për ratifikimin e marrëveshjes së garancisë, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, të përfaqësuar nga ministria e Financave, dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), në lidhje me marrëveshjen e huas, ndërmjet Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), për projektin “Shqipëria: plani i ristrukturimit të KESH-it”.

7-  Projektvendim “Për plotësimin e dy vendeve vakante për anëtar në Komisionin e Autoritetit të Konkurrencës”, propozuar nga Këshilli i Ministrave.

8 - Projektrezoluta “Për vlerësimin e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare”.

9 - Projektvendim “Për shtyrjen e afatit të veprimtarisë së Komisionit të Posaçëm të Reformës Zgjedhore”.

10 - Shqyrtimi nen për nen dhe në tërësi:

- Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.61/2012, “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar.

- Projektligji “ Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9975, datë 28.7.2008, “Për taksat kombëtare”, të ndryshuar.

- Projektligji “ Për disa ndryshime në ligjin nr.9981, datë 8.9.2008, “Për miratimin e niveleve të tarifës doganore”, të ndryshuar.

- Projektligji “Për një shtesë në ligjin nr.8438, datë 28.12.1998, “Për tatimin mbi të ardhurat”, të ndryshuar.

- Projektligji “Për buxhetin e vitit 2017”.

11 - Njoftimi/miratimi i kalendarit të punimeve të Kuvendit për periudhën 19 – 23 dhjetor 2016.

12 - Për votim: Projektligji “Kodi Hekurudhor i Republikës së Shqipërisë”.

13 - Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat