Rama: Ja shpërblimet që do të japë qeveria për Festat e Fundvitit

Shqipëria

Rama: Ja shpërblimet që do të japë qeveria për Festat e Fundvitit

Më: 14 dhjetor 2016 Në ora: 12:45
Kryeministri shqiptar Edi Rama

Përmes një konference për shtyp, Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur të gjitha shpërblimet që qeveria shqiptare do të shpërndajë këtë fundvit me rastin e festave.

Kështu në fjalën e tij, kryeministri Rama theksoi se për të gjithë pensionistët do të ketë një shpërblim prej rreth 60 mijë lekësh të vjetra. Sipas Ramës, kjo shumë është e barabartë me shumën që do t’u shtohen pensionistëve vitin që vjen, duke i qëndruar premtimit të qeverisë për rritjen e pensioneve.

“Çdo pensionist do të marrë 6 mijë lekë shpërblim për festat e fundvitit. Kjo shumë është e barabartë me rritjen e pensioneve që do t’u bëhet të gjithë pensionistëve duke nisur nga viti që vjen. Ky është fondi më i madh për pensionistët në 25 vjet demokraci” tha Rama.

Më tej kryeministri, duke prezantuar atë që ai e quajti “Paketa e solidaritetit” tha se do të shpërblehen me 20 mijë lekë të vjetra të gjitha familjet me ndihmë ekonomike. Po ashtu Rama nënvizoi se janë dëmshpërblyer edhe 594 familjet e përmbytura gjatë këtij viti.

Sa i përket fermerëve kryeministri Rama tha se për vitin që vjen është caktuar një fond prej 3 milionë dollarësh për të stimuluar prodhimin vendas. Ndërs sa I përket bujqësisë, kryeministri përsëriti vendimin e qeverisë për të zëvendësuar çdo bagëti të prekur nga sëmundja e dermatozës nodulare.

“Për çdo familje në ndihmë ekonomike, është caktuar një shpërblim prej rreth 20 mije lekësh të vjetra. Gjithashtu kemi dëmshpërblyer edhe 594 familjet e prekura nga përmytjet. Për fermerët është caktuar një fond prej rreth 3 milionë dollarë, për të iu ardhur në ndihmë me prodhimin vendas. Ndërsa në bujqësi, do të zëvendësijmë kokë për kokë çdo bagëti të prekur nga dermatoza nodulare;, u shpreh Kryeministri shqiptar.

Në përfundim të fjalës së tij Rama tha se viti i ardhshëm do të jetë edhe më i frytshëm ekonomikisht se sa viti që po lëmë pas.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat