Aksion i madh policor në gjithë Shqipërinë

Shqipëria

Aksion i madh policor në gjithë Shqipërinë

Më: 15 dhjetor 2016 Në ora: 20:17
Ilustrim

Ka vijuar dhe sot Operacioni "Blici Rrugor" 1 orë e 30 minuta në të gjithë Shqipërinë. Aksioni ishte vetëm për vendosjen e rripit të sigurimit.

Policia e Shtetit ka zhvilluar edhe në mesditën e sotme  operacionin e koduar “Blici Rrugor”, të shtrirë në 12 qarqet e vendit, në akset kryesore dhe zonat urbane

Operacioni nisi në orën 12:00 dhe  zgjati deri në orën 13:30 minuta. Policia e Qarkullimit Rrugor është mbështetur  nga Policia e Rendit. Në këtë operacion blic u angazhuan  rreth 400 punonjës Policie në total. U ngritën dhe funksionuan 140 pika kontrolli në të gjithë vendin.

Aksioni synoi goditjen e paligjshmërisë, kryesisht atë që lidhet me zbatimin e nenit 170 të Kodit Rrugor, për mosvendosjen e rripit të sigurimit.

Në total në të gjithë vendin  u vendosën  687  masa administrative: Nga këto 452 masa për mosvendosje të rripit të sigurimit, si dhe për shkelje të tjera u vendosen 235 masa administrative.

Operacioni i zhvilluar  kishte për qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, ndërgjegjësimin e qytetarëve për rëndësinë e vendosjes së rripit të sigurimit por edhe të respektimit të rregullave të qarkullimit rrugor në tërësi.

Policia Rrugore edhe në ditët në vijim  do të vijojë me intensitet punën për ndëshkimin e çdo shkelje të kodit rrugor, duke u fokusuar më shumë në drejtim  të ndëshkimit të drejtuesve të automjeteve që përdorin  pije alkoolike, që  përdorin  celularin  dhe nuk respektojnë normën e vendosjes së mjeteve të fiksimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat