Dako-Blushit: Je fytyra e mashtrimit profesional, as skuqesh as zverdhësh, por mashtron me fjalë të bukura

Shqipëria

Dako-Blushit: Je fytyra e mashtrimit profesional, as skuqesh as zverdhësh, por mashtron me fjalë të bukura

Më: 16 dhjetor 2016 Në ora: 23:21
Ben Blushi

Deputeti i larguar nga radhet e Partisë Socialiste Ben Blushi, duket pikërisht që pas largimit të tij nga kjo parti është bashkuar me retorikën e ashpër të Partisë Demokratike duke përdorur një fjalor i cili duket se është jo vetëm jo i përshtatshëm si politikan, i vjetër, por edhe si ish koleg.

Pasi iku nga PS dhe u vetëshpall kryetar i partisë LIBRA me vendim gjykate, tërësisht kundër “idealit” për të cilin iku nga PS, sot me gjuhën e vjetër të Berishës sulmon ish miqtë. Sot Blushi akuzon socialistët si kriminelë dhe përdor dhimbjen njerëzore të atyre që janë në nevojë për kapital politik.

Këtë fakt e thekson dhe Kryetari i Bashkisë së Durrësit,  Vangjush Dako, i cili me anë të një postimi në rrjete sociale në fb akuzon Blushi si një mashtrues i cili pikërisht zgjedh dhimbjen njërëzore për përfitime personale.

Po citojme postimin e kryebashkiakut ne rrjetin social:

“FYTYRA E MASHTRIMIT PROFESIONAL

Ky është Ben Blushi. E mban veten për shkrimtar por është në fakt një mashtrues profesionist. Ka shkuar sot në një familje rome në ish Kënetën e Durrësit për të dalë në fotografi dhe e ka përdorur këtë familje, për t’u treguar se i dhimbsen të varfërit.

Se sa i dhimbsen të varfërit Ben Blushit, e di mirë jo unë, po cdo njeri që ka pasur si unë fatin e keq ta njohë nga afër. Foton e ka titulluar “FYTYRA E DHIMBJES” dhe shkruan se u skuq nga turpi kur i pa këta fëmijë!

Ben Blushi as nuk skuqet as nuk zverdhet sepse është një profesionist i mashtrimit të njerëzve me llafe te bukura. Nuk rrija dot pa e ndarë këtë foto me ju, sepse është një pamje tipike mashtrimi profesional”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat