Politikani Koço Kokëdhima ka bërë me dije se ditën e sotme do të jetë në një bashkëbisedim me emigrantët në Athinë.
Përmes një statusi në rrjetin social “Facebook”, Kokëdhima ka ftuar të gjithë bashkatdhetarët që t’i bashkohen takimit.
“Të dashur miq! Ditën e diel, më datë 18.12.2016, do të jem në bashkëbisedim me emigrantët në Athinë. Ftoj bashkatdhetarët tanë në Greqi, që të na bashkohen. Takimi do të mbahet në Hotel ‘Titania’, rruga ‘Panepistimiou’, 52, Athinë, në orën 11:00 paradite”, shkruan Kokëdhima në “Facebook”.