Kokëdhima: Në janar nis nënshkrimi i peticionit “Unë e zgjedh deputetin që dua”

Shqipëria

Kokëdhima: Në janar nis nënshkrimi i peticionit “Unë e zgjedh deputetin që dua”

Më: 18 dhjetor 2016 Në ora: 11:35
Koço Kokëdhima gjatë takimit në Athinë me emigrantët shqiptarë

Gjatë takimit në Athinë me emigrantët shqiptarë, të cilët jetojnë e punojnë në Greqi, politikani Koço Kokëdhima, foli edhe për lëvizjen politike që ka nisur në Partinë Socialiste. Ai theksoi sërish se reformimi i PS-së do të bëhet nga baza.

Në fjalën e tij, Kokëdhima bëri të ditur se në janar 2017 do të nisë nënshkrimi i peticionit “Unë e zgjedh deputetin që dua”. Ai tha se kjo nuk është lëvizje individuale, por për t’u kthyer të drejtat qytetarëve.

Gjithashtu, politikani Kokëdhima tha se nuk do të largohet nga Partia Socialiste, por do të punojë aty me anëtarët e thjeshtë të PS-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat