Majko: Miqësia me Turqinë, më e vjetër se presidenti Erdogan - Bota Sot
Majko: Miqësia me Turqinë, më e vjetër se presidenti Erdogan

Shqipëria

Majko: Miqësia me Turqinë, më e vjetër se presidenti Erdogan

Më: 20 dhjetor 2016 Në ora: 21:03
Ish-kryeministri Pandeli Majko

Ish-kryeministri Pandeli Majko u shpreh se Kosova dhe Shqipëria nuk janë nënprodukte të politikës së Turqisë. Duke folur në Prishtinë, në konferencën e ambasadorëve të Kosovës, Majko tha se miqësia me Turqinë është më e vjetër se Erdogani.

“Kosova dhe Shqipëria nuk janë as cilësi dhe as nënprodukt i politikës së Turqisë. Por po ashtu, është jashtë çdo diskutimi se miqësia që ato ndajnë me këtë shtet, është më e vjetër se sa presidenti Erdogan”, tha Majko.

Për deputetin socialist, “Prishtinës i takon të jetë e kujdesshme për të mos u bërë pjesë e panatyrshme e krizave që Brukseli ka me Stambollin”. “Shqiptarët nuk janë tregtarë miqësish. Marrëdhënia me Turqinë mike nuk është diçka që zëvendësohet se dikujt nuk i pëlqen. Për më tepër po flasim për një nga anëtarët e rëndësishëm të NATO-s”, u shpreh deputeti socialist.

Për Majkon, “Prishtinës dhe Tiranës i duhet një bashkëpunim intesiv përballë shahut diplomatik që po luhet në rajonin tonë”.

“Ai është përfshirë në një krizë të pashpallur e cila e ka tejkaluar trajtimin e saj në nivelin e marrëdhënies bilaterale. “Shahistin” që po luan me lojtarët e destabilitetit rajonal e shikon të pranishëm që nga nxitja e turbullirave në Mal të Zi, në stanjacionin politik në Maqedoni, në provokimin e murit “ndarës” në Mitrovicë, në kërkesat e Republikës Sërbska në Bosnjë dhe deri në tensionin serbo-kroat”, nënvizoi Majko.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat