Çfarë do të ndodhë tani me Vetingun?

Shqipëria

Çfarë do të ndodhë tani me Vetingun?

Më: 23 dhjetor 2016 Në ora: 08:07
Ilustrim

Ligji i Vetingut do të nisë zbatimin dy javë pas publikimit në Fletoren zyrtare të vendimit  të zbardhur të Gjykatës Kushtetuese.

Presidenti i Republikës menjëherë pas hyrjes në fuqi të ligjit duhet të shpallë thirjen publike për aplikantët që kanë interes që të jenë pjesë e institucioneve të rivlerësimit.

Cilido nga kandidatët që përmbush kriteret ka 15 ditë kohë që të dorëzojë dokumentacionin e kërkuar. Brenda 7 ditëve nga përfundimi procesit të aplikimit, Presidenti i Republikës pasi konsultohet me Operacionin Ndërkombëtar të Monitorit përpilon një listë me kandidatët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat