Ja njerëzit e Nanos që riktheu Edi Rama para zgjedhjeve

Shqipëria

Ja njerëzit e Nanos që riktheu Edi Rama para zgjedhjeve

Më: 24 dhjetor 2016 Në ora: 09:22
Edi Rama

Në mbledhjen e ditës së djeshme të Asamblesë Kombëtare Socialiste u bënë dhe 20 kooptime të reja. Një pjesë e tyre janë ish-ministra të qeverisë së parë socialiste, 1997-2005, të drejtuar nga Fatos Nano dhe Ilir Meta, si ish-ministri i Arsimit, Et’hem Ruka, ish-ministri i Mbrojtjes, Luan Hajdaraga, nënkryetar i PS, ish-ministri Ilir Zela.

Ata kanë qenë anëtarë të Asamblesë Kombëtare deri në 19 mars të këtij viti, kur kongresi i PS-së zgjodhi Asamblenë e re, por ata nuk u përfshinë në listën e kandidatëve, duke u lënë jashtë konkurrimit. Nuk munguan qejf-mbetjet për këtë shmangie të tyre, por që askush prej tyre nuk i bëri publike. Në listën e të kooptuarve në Asamblenë Kombëtare të PS-së është përfshirë edhe ish-kryetari i Bashkisë së Gjirokastrës, Flamur Bime, i cili u tërhoq nga kandidimi në 2015-n për t’ia lënë vendin kandidates së LSI-së në këtë bashki

Bukurosh Stafa, ish-deputet i PS-së, aktualisht kryetar i këshillit të qarkut Elbasan, është bërë pjesë e Asamblesë Kombëtare. 

Në vitin 2006, ai u përjashtua nga Grupi Parlamentar i PS-së, pasi bashkë me gjashtë deputetë të tjerë socialistë dha votën për zgjedhjen e Bamir Topit si President. 

Kjo zgjedhje çoi në dorëheqjen e kryetarit të atëhershëm të Grupit Parlamentar Socialist, Ben Blushi. Një tjetër deputet socialist është bërë pjesë e asamblesë, Mezan Malaj, i cili ka qenë mbështetës i Edi Ramës, kur kandidoi në 2005¬n për kreun e PS-së. Edhe Mark Nikolli, ish-kryetari i Komisionit të Garancive Stature është rikthyer në Asamble. Nga Asambleja Kombëtare janë larguar Koço Kokëdhima, por dhe dy deputetët, Ben Blushi dhe Mimoza Hafizi.Panorama

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat