Parashikimi i motit për mbrëmjen e Vitit të Ri, rikthehet i ftohti siberian

Shqipëria

Parashikimi i motit për mbrëmjen e Vitit të Ri, rikthehet i ftohti siberian

Më: 24 dhjetor 2016 Në ora: 20:18
Ilustrim

Mbrëmja e Vitit të Ri nuk parashikohet që të ketë shira, por pritet të rikthehet i ftohti siberian. Metereologët parashikojnë që temperaturat në të gjithë vendin do të jenë nën 0.

Sipas “Meteoalb”, “java tjetër do të dominohet nga kthjellime dhe vranësira të cilat në veri dhe verilindje do të shoqërohen me reshje të pakta dëbore.

Që nga dita e mërkurë dhe deri në fund të vitit duke përfshirë edhe natën e Vitit të Ri do të jemi në ndikimin e motit të kthjellët por të ftohtë. I ftohti siberian pritet të vijë nga e mërkura.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat